Bie parashikimi për rritjen ekonomike globale
Vjenë, 19 nëntor - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka thënë se ekonomia globale do të zgjerohet gjatë dy vjetëve të ardhshëm, por me një ritëm më të ngadalshëm sesa pritej.
Në parashikimin gjysmëvjetor, të publikuar të martën, kjo organizatë ka thënë se ekonomia globale do të rritet këtë vit për 2.7 për qind dhe vitin e ardhshëm për 3.7 për qind.
Në muajin maj, ajo ka parashikuar rritje prej 3.1 për qind, përkatësisht 4 për qind.
Ekonomia amerikane pritet të zgjerohet, ashtu si edhe ajo e Eurozonës.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është një grup i 34 vendeve më të zhvilluara.