Bie niveli i papunësisë në Spanjë
Madrid, 4 janar - Numri i personave të regjistruar si të papunë në Spanjë shënoi rënie në muajin dhjetor, por mbetet ende në nivele të larta në 4,7 milionë, njoftoi sot Ministria spanjolle e Punës.
Numri i personave të regjistruar si të papunë në Spanjë shënoi rënie në muajin dhjetor, por mbetet ende në nivele të larta në 4,7 milionë, njoftoi sot Ministria spanjolle e Punës.
Ekonomia e katërt më e madhe e zonës euro regjistroi gjatë muajit dhjetor 107.570 persona që kërkojnë punë më pak sesa në nëntor.
Gjatë një viti, Spanja regjistroi 147.385 persona më pak në listat e papunësisë duke shënuar rënien më të madhe që nga viti 1999, sipas ministrisë.