20 Nëntor 2024

Bie niveli i papunësisë në SHBA

Washington, 24 maj -  Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pakësua me 23 mijë vetë javën e kaluar.

Në raportin e sotëm të Departamentit të Punës thuhet se ka patur 340 mijë persona në të gjithë vendi që kanë bërë kërkesa për ndihmën e papunësisë.

Shumë ekonomistë thonë se ky nivel lidhet me përmirësimin  e tregut të punës.

Ndërkohë, Drejtori i Rezervës Federale, Ben Bernanke, tha dje se tregu u punës vazhdon të jetë i dobët dhe se Banka Qendrore do t’i vazhdojë programet për simulimin e ekonomisë, të paktën edhe për një farë kohe.

Të dhënat më të fundit tregojnë se ritmi i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është 7,5 për qind, shifra më e ulët në katër vjet, por megjithatë, më e lartë se zakoinisht për Shtetet e  Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)