22 Dhjetor 2024

Bie në nivelin më të ulët prej 20 vjetësh ritmi i reformave drejt të drejtave të barabarta për gratë

Washington, 2 mars - Ritmi global i reformave drejt të trajtimit të barabartë të grave para ligjit, ka rënë në nivelin më të ulët prej 20 vjetësh, duke paraqitur një pengesë potenciale ndaj rritjes ekonomike në këto kohëra kritike për ekonominë globale, tregon një raport i ri i Bankës Botërore.

Në vitin 2022, në indeksin Gratë, Biznesi dhe Ligji të Bankës Botërore rezultati mesatar u rrit për vetëm gjysmë pike duke arritur në 77.1 - çka tregon se gratë, mesatarisht, gëzojnë vetëm 77 për qind të të drejtave që i shijojnë burrat. Me ritmin aktual të reformave, në shumë vende, një grua që hyn sot në fuqinë punëtore do të dalë në pension përpara se të jetë në gjendje të fitojë të njëjtat të drejta si burrat, thekson raporti.

“Në këto kohë kur po ngadalësohet rritja ekonomike globale, të gjitha vendet duhet të mobilizojnë kapacitetin e tyre të plotë produktiv për t’i bërë ballë bashkimit të krizave që i rrethojnë”, tha Indermit Gill, Krye-ekonomist i Grupit të Bankës Botërore dhe Zëvendës President i Lartë për Ekonominë Zhvillimore. “Qeveritë nuk e kanë luksin ta lënë mënjanë gjysmën e popullsisë së tyre. Mohimi i të drejtave të barabarta për gratë në pjesën më të madhe të botës nuk është thjesht i padrejtë ndaj grave; është një pengesë për aftësinë e vendeve për të promovuar zhvillim të gjelbër, rezilient dhe gjithëpërfshirës.”

Raporti me temë Gratë, Biznesi dhe Ligji për vitin 2023 vlerëson ligjet dhe rregulloret e shteteve në tetë fusha që ndikojnë të lidhura me pjesëmarrjen ekonomike të grave - lëvizshmëria, vendi i punës, paga, martesa, prindërimi, ndërmarrësia, asetet dhe pensionet.

Të dhënat - të cilat janë aktuale deri më 1 tetor 2022 - ofrojnë standarde objektive dhe të matshme për përparimin global drejt barazisë gjinore para ligjit. Sot, vetëm 14 shtete - të gjitha ekonomi me të hyra të larta - kanë ligje që u japin grave të njëjtat të drejta si burrat.

Anembanë botës, pothuajse 2.4 miliardë gra në moshë pune nuk kanë ende të njëjtat të drejta si burrat. Mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund ta rrisë BPV-në afatgjatë për kokë për rreth 20% mesatarisht në të gjitha shtetet. Studimet vlerësojnë se fitimet ekonomike globale janë në rangun prej 5-6 trilionë dollarësh nëse gratë fillojnë dhe zgjerojnë biznese të reja me të njëjtin ritëm si burrat.

Në vitin 2022, vetëm 34 reforma ligjore në lidhje me gjininë u regjistruan në 18 shtete - numri më i ulët që nga viti 2001. Shumica e reformave ishin të fokusuara në rritjen e pushimit prindëror dhe atëror me pagesë, heqjen e kufizimeve për punën e grave, si dhe vendosjen e detyrimit për paga të barabarta. Do të duhen edhe 1,549 reforma të tjera për të arritur barazi ligjore thelbësore në të gjitha fushat e matura nga raporti. Me ritmin aktual, vëren raporti, do të duheshin mesatarisht të paktën 50 vjet për ta arritur këtë cak.

Raporti i fundit Gratë, Biznesi dhe Ligji ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit global drejt barazisë gjinore para ligjit gjatë 50 viteve të fundit. Që nga viti 1970, rezultati mesatar global i indeksit Gratë, Biznesi dhe Ligji është përmirësuar për rreth 2/3, duke u rritur nga 45.8 në 77.1 pikë.

Dekada e parë e këtij shekulli solli përfitime të mëdha drejt barazisë gjinore para ligjit. Mes viteve 2000 dhe 2009 u realizuan mbi 600 reforma, kulmi i të cilave u arrit në vitin 2002 dhe vitin 2008 me 73 reforma gjatë një viti.

Prej atëherë, duket se ka filluar lodhja prej reformave – veçanërisht në fushat që përfshijnë norma të vendosura prej kohësh, si të drejtat e grave në trashëgimi dhe në pronë. Analiza e re e të dhënave tregon se ekonomitë me hendekët gjinorë historikisht më të mëdhenj në legjislacion kanë bërë mjaft përparim, veçanërisht që nga viti 2000.

Aktualisht, barazia e mundësive ekonomike për gratë është më e larta në ekonomitë me të hyra të larta të OECD-së, por reformat e rëndësishme kanë vazhduar në ekonomitë në zhvillim.

Afrika Sub-Sahariane bëri përparim të konsiderueshëm vitin e shkuar. Rajoni ka realizuar më shume gjysmën e të gjitha reformave në mbarë botën në vitin 2022, me shtatë ekonomi - Benini, Republika e Kongos, Bregu i Fildishtë, Gaboni, Malavi, Senegali dhe Uganda - që kanë miratuar 18 ndryshime pozitive ligjore.

Ndonëse gjatë pesë dekadave të fundit ka pasur arritje të mëdha, duhet bërë edhe më shumë anembanë botës për t’u siguruar që qëllimet e mira të shoqërohen me rezultate të prekshme - d.m.th. mundësi të barabarta për gratë sipas ligjit. Gratë nuk kanë më si të presin për të arritur barazinë gjinore. As ekonomia globale nuk mundet

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)