19 Maj 2024

Bie konsumi në Shqipëri

Tiranë, 27 korrik - Shqiptarët po konsumojnë në përgjithësi më pak gjatë këtyre muajve. INSTAT-i publikoi së fundi treguesit e tregtisë me pakicë gjatë 3 muajve të parë të vitit, në të cilat vërehet një tkurrje me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia është më e lartë në raport me 3-mujorin e katërt të vitit të shkuar, por zakonisht janë krahasimet vjetore ato që japin një panoramë më të qartë të gjendjes, pasi ato mund të ndikohen edhe nga konjuktura të caktuara.

Për t'u theksuar është fakti se, tkurrja e shitjeve vërehet në pjesën dërrmuese të treguesve të marrë në shqyrtim nga ana e INSTAT-it, duke paraqitur kështu edhe tendencën për të kursyer të një pjese të familjeve për shkak të pasigurisë për të ardhmen, por edhe pamundësinë për të përmbushur nevojat bazë të një pjese tjetër.

Por nëse disa kursejnë duke mbajtur dorën tek mallrat e luksit, të dhënat tregojnë se ka edhe prej tyre të cilët kanë shkurtuar shpenzimet për t'u ushqyer. Ndryshe nga 3-mujorët e kaluar, gjatë fillimvitit vërehet edhe një ulje e tregtisë me pakicë për mallrat ushqimore. Sipas INSTAT-it, shitja e naftës dhe benzinës në 3-mujorin e parë të këtij viti shënoi një ulje me 18%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)