Bie edhe më tej numri i të papunëve në Gjermani
Berlin, 29 prill - Pranvera dhe përmirësimi i kushteve atmosferike kanë ndikuar në zvogëlimin e metëjshëm të papunësisë në Gjermani.
Në prill numri i të papunëve ka rënë për 132.000 persona. Aktualisht të papunë janë tre milionë e 78.000 persona, kumtoi Agjencia për Punë me seli në Nuremberg.
Në këtë mënyrë, kuota e papunësisë në Gjermani ka rënë në 7,3 për qind.
Shefi i Agjencisë Frank-Jürgen Weise tha se shkaku kryesor i zhvillimeve pozitive në tregun e punës është përmirësimi i gjendjes së përgjithshme ekonomike.