Bie BPB e Greqisë për 7,1 për qind
Athinë, 13 mars - Bruto Prodhimi i Brendshëm (BPB) i Greqisë ra 7,1 për qind në vitin 2012, në krahasim me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e shërbimit statistikor nacional ELSTAT, njoftoi radioja greke \"Skay\".
Sipas ELSTAT-it zvogëlimi i aktivitetit ekonomik të Greqisë i detyrohet rënies së konsumit për 8,2 për qind.
Në kumtesën e shërbimit statistikor theksohet se zvogëlimi i ekonomisë greke është më i vogël nga i pritur për tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Sipas vlerësimeve të Ministrisë greke të Financave, këtë vit recesioni pritet të arrijë 4,5 për qind