Biden paralajmëron masa kundër rritjes së çmimeve dhe inflacionit
Washington, 12 nëntor - Konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, deklaroi presidenti Joe Biden, në ndërkohë që komentonte të dhënat e inflacionit në SHBA.
Sipas presidentit ”ky inflacion është maksimumi i 30 viteve të fundit”. ”Papunësia është duke u ulur dhe pagat po rriten, por inflacioni është shumë i lartë”, shtoi Biden.
”Administrata ime do të përballet me situatën dhe do të marrë masat e duhura”, shpjegoi presidenti Biden.
Komentet e presidentit përfaqësojnë një gatishmëri të re për t’u përballur drejtpërdrejt me problemin, të cilin Rezerva Federale në SHBA e ka përshkruar vazhdimisht si kalimtare, ndërsa republikanët kanë akuzuar administratën për neglizhencë.