Besnik Osmani rekomandohet për Auditor të Përgjithshëm
Prishtinë, 16 mars - Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga zëvendëskryetari i komisionit, Ali Sadriu, mbajti takim formal, në të cilin u shyrtua vendim propozimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për kandidatin për kryesues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Zëvendëskryetari, Sadriu, informoi komisionin, se procesi i zgjedhjës së kandidatit për kryesues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, sipas Kushtetutës së Kosovës, e bën zyrja e presidentës së Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu bëri të ditur emrin e kandidatit, i cili është Besnik Osmani, si dhe konfirmoi se çdo gjë ka shkuar në procedurë të rregullt.
Në fund anëtaret e komisionit, votuan një zëri, për rekomandim të kandidatit për në Seancë Plenare, ku do të votohet nga deputetët për kandidatin e propozuar.