08 Nëntor 2024

Besnik Berisha emërohet drejtor i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Prishtinë, 19 janar - Bordi i Drejtorëve të FKGK-së ka emëruar Besnik Berisha si drejtor menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).

Berisha do të filloj punën me 23 janar 2017. Ai do të shërbejë edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve në detyrë zyrtare.

“Kemi kërkuar një profesionist që do të menaxhoj fondin e garancive kreditore në Kosovë si dhe ta avanconte atë më tutje.

Berisha është i përkushtuar ndaj vlerave themelore dhe misionit të FKGK-së, si dhe është i dedikuar që të udhëheqë Fondin më tutje”, theksoi Ed Nolan, shefi i Programit të Përkrahjes Kreditore EMPOWER nga USAID, që ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit menaxhues i FKGK-së që prej themelimit të tij.

Berisha është profesionist me pesëmbëdhjetë vite përvojë pune në industrinë bankare. Pëvoja e tij e konsiderueshme në menaxhim, zhvillim biznesi, si dhe njohuritë solide për riskun kreditor dhe atë operacional, do të kontribuojnë në zhvillimin strategjik të Fondit.

Berisha ka qenë anëtar i bordit menaxhues në ProCredit Bank Shqipëri; ai gjithashtu ka shërbyer në pozitë të ngjashme në Procredit në Kosovë. Z. Berisha ka titullin Master në Administrim Biznesi – Menaxhim Financiar nga Universiteti i Lubjanës.

Fondi Kosovar për Garancive Kreditore (FKGK) është institucion i pavarur, i qëndrueshëm që lëshon garanci kreditore për institucionet financiare, për mbulimin deri në 50% të riskut për kreditë për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Garancitë e para kreditore u lëshuan në tetor të vitit 2016, ndërsa aktualisht kreditë e lëshuara e të garantuara për NMVM-të tejkalojnë shumën 5 milionë Euro. FKGK-ja është themeluar me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës – Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – si dhe komunitetit të donatorëve. FKGK-ja vazhdon të mbështetet nga USAID në Kosovë, përmes Programit të Përkrahjes Kreditore EMPOWER. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)