Besim Beqaj: Fuqizimi ekonomik i grave prioritet i MIN -it
Prishtinë, 2 gusht - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka mbajtur takim me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës me qëllim të promovimit të Programit për financim të NVM-ve.
Ministri Beqaj i ka ftuar gratë ndërmarrësë që të aplikojnë për mbështëtje financiare në këtë Program, duke theksuar se mbështetja e grave ndërmarrëse të Kosovës është njëri nga objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pasi niveli i ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë është i ulët.
“Gratë ndërmarrëse të Kosovës është dëshmuar se kanë potencial ndërmarrës dhe qëllimi i Programit për mbështetje financiare është fuqizimi ekonomik i grave dhe ngritja e potencialit prodhues dhe shërbyes të NVM-ve për rritje të eksportit të produkteve dhe shërbimeve”, theksoi Ministri Beqaj.
Ministri Beqaj ka thënë se po ashtu se gratë ndërmarrëse janë shtyllë e rëndësishme ekonomike në të cilën duhet të investohet më shumë nga shteti me përkrahje financiare, të cilën është duke e bërë tashmë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ai ka siguruar se projektet e grave do të trajtohen me prioritet, pasi objektiv kryesor i Ministrisë është përkrahja e grave ndëmarrëse.
Arieta Vula Pozhegu, anëtare e Bordit e G7, në emër të G7 e falenderoi Ministrin Beqaj për pjesëmarrje në takim duke shpresuar se përkrahja e grave ndërmarrëse nga MIN nuk do të mungoj.
Gratë ndërmarrëse anëtare të Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7 kanë shfaqur interesimin e tyre për Programin e financimit të NVM-ve dhe mundësitë për përfitim të përkrahjes financiare për ndërmarrjet e tyre, me theks në mundësitë e përfitimit nga ndërmarrjet e udhequra nga gratë. Takimi i Ministrit Besim Beqaj me G7 është mbajtur në kuadër të takimeve që po mbahen me qëllim të promovimit të Programit për financim të star-upeve dhe NVM-ve. Në fund të takimit Ministri Beqaj i ka ftuar gratë ndërmarrëse, anëtare të G7 që të aplikojnë për përkrahje financiare me projektet e tyre konkrete që ndikojnë në krijimin e vendeve të reja dhe fuqizimin e ekomoisë së Kosovës përmes digjitalizimt.​