02 Nëntor 2024

Besa për Kosovën, 100 pakot e fundit shkojnë në SOS Fshatrat e Kosovës

Prishtinë, 23 qershor - Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut, fushata e organizuar nga rrjeti i parë i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, përfundoi me shumë sukses edhe aksionin e fundit të dërgimit të 100 pakove në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, është fushatë humanitare e cila filloi gjatë muajit prill dhe kishte për qëllim që të ju vijë në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat ishin në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojë ndihmë familjeve në nevojë.

Nga kjo fushatë u ndihmuan 7 komuna me 1900 pako, ku 1900 familje apo diku rreth 7200 qytetar të cilët ishin në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe 220 punëtorëve në sektorin e prodhimit ju mundësua paga mujore. Komunat të cilat u ndihmuan gjatë kësaj fushate janë Vitia, Kamenica, Vushtrria, Podujeva, Gjakova, Podujeva, Skenderaj dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Jemi shumë falënderues edhe ndaj prodhuesve vendor për mbështetjen dhe ndihmën ndaj familjeve në nevojë ne Kosovë! Faleminderit shumë për Laberion, Floil, Korporata Rugove, Flutra, Finnesa, Qumështorja Vita, Koral Hygiene Products, Happy Wet Wipes, Pi&Ki, Camel, Prince Quick, Ananas Impex, Meka, The North Unicorn - Deppo Market,  Evko, që ishit me ne në këtë rrugëtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)