20 Nëntor 2024

BERZH: Ulë parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Tiranë, 16 maj - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka korrigjuar në ulje parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në raportin e sapo publikuar për ekonomitë e rajonit, BERZH vlerëson se rritja ekonomike do të zbresë këtë vit në 1.5 për qind nga 1.9 për qind që kishte parashikuar në tre muaj më parë.

Në dokument shkruhet se ekonomia shqiptare u ngadalësua ndjeshëm vitin e kaluar, kur rritja e prodhimit ra në 1.6 për qind, ndonëse theksohet se sërish kjo shifër është më e larta në rajon përjashtuar Kosovën.

Sipas BERZH, ngadalësimi i fortë i rritjes së prodhimit vjen në një kohë kur Qeveria dhe Banka e Shqipërisë nuk kanë më hapësira për të stimuluar ekonominë, për shkak të borxhit të lartë dhe zbritjes në minimumin historik të normave të interesit.

Nga ana tjetër, Banka vëren se sektori bankar në Shqipëri përballet me një nivel të lartë të kredive të këqija dhe mbetet i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

 Raporti i detajuar i BERZH nënvizon se gjithë rajoni i Evropës Juglindore po përballet me vështirësi të thella ekonomike për shkak të krizës së Eurozonës.

Në këtë pikë ekspertët e Bankës sugjerojnë se tashmë vendet e Ballkanit duhet të mbështeten më shumë në burimet e veta dhe duhet të ndërmarrin një sërë reformash të brendshme ekonomike për të mos lejuar thellimin e krizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)