27 Prill 2025

BERZH tërheq më shumë investimeve të huaja

Prishtinë, 28 mars - Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Kosovë, Anton Kobakov, takoi sot drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë si dhe drejtorët ekzekutivë dhe menaxherët e lartë të disa prej kompanive më serioze të vendit.

Kobakov ka deklaruar se BERZH ofron mundësi të reja të qasjes në financa me kushte më të volitshme, të cilat u ofrohen kompanive kosovare që kanë plane biznesi për zhvillim ose për zgjerim të kapaciteteve ekzistuese, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Ai ka theksuar se financimi nga BERZH do të ishte mundësi e mirë edhe për tërheqjen e më shumë investitorëve të huaj në vend dhe në të njëjtën kohë informoi bizneset se në maj të këtij viti BERZH do të organizojë një konferencë në Turqi, në të cilën disa shtete të rajonit përfshirë edhe Kosovën do të mund të prezantojnë përparimet në ambientin e të bërit biznes.

Ai po ashtu u sugjeroi bizneseve të cilat aplikojnë për financim që të kenë durim në marrjen e aprovimit, meqë për dallim prej institucioneve tradicionale bankare, procesi i aprovimit nga BERZh mund të zgjasë pak më tepër, për shkak të disa hapave në të cilët ai duhet të kalojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)