18 Janar 2025

BERZH: Shqipëria, në recesion, ekonomia ra me 1.4 për qind

Tiranë, 25 korrik - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e nxjerr ekonominë tonë më të zymtë sesa parashikimi i INSTAT-it për tre muajt e parë të 2012-s.

Sipas BERZH-it, ekonomia ra me 1.4 për qind, kurse Instituti ynë i Statistikave nxori të dhënën me rënie 0.2 pikë përqindje, megjithatë banka vlerëson se Shqipëria pritet të shmangë recesionin, teksa rritja në tremujorin e dytë do të kthehet në pozitive.  

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar raportin e fundit për perspektivën rajonale ekonomike, ku thekson se në vendet ku banka investon, shikon një rritje më të ngadaltë sesa në maj, kryesisht për shkak të tkurrjes së parashikimit për zgjerimin e Rusisë.

Raporti gjithashtu thekson se rritja mbetet mjaft e vaktë në rajonin e Mesdheut jugor dhe lindor. Sipas parashikimit të fundit, pritet rënie në të gjithë rajonin, nga 2.7% nga 4.6% vitin e kaluar. Një rimëkëmbje modeste prej 3.2% pritet në 2013-n.

Dy muaj më parë, BERZH-i parashikonte një rritje në 2012-n prej 3.1% dhe 3.7% në 2013-n. Shqipëria, sipas raportit, përjetoi një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në gjysmën e dytë të 2011-s dhe fillim të 2012-s, kryesisht për shkak të ecurisë së dobët të tregjeve kryesore, Greqi dhe Itali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)