28 Prill 2024

BERZH: Rritja ekonomike për Shqipërinë, 1,2 për qind

Bruksel, 19 prill - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) deklaron se për Shqipërinë, rritja ekonomike gjatë vitit 2012 parashikohet të jetë 1.2 për qind.

Parashikimet për ekonominë shqiptare janë publikuar sot nga BERZH, në raportin me titull “Kriza dhe Tranzicioni”, krahas analizës së ecurisë ekonomike për 29 vende të tjera.

Ajo që theksohet si faktori kryesor që çon edhe në rënie të zhvillimit ekonomik, sipas BERZH, është  borxhi i madh publik, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike të vendit.

Duke analizuar ndikimin e krizës ekonomike tek familjet në rajon, sa i përket Shqipërisë BERZH-i thekson se mbi 50 për qind e familjeve shqiptare janë prekur nga kriza ekonomike, dhe kjo duket në  uljen e konsumit ushqimor dhe blerjen e mallrave bazë.

Gjithashtu, BERZH-i thekson se si pasojë e krizës është ulur ndjeshëm niveli i jetesës së familjeve, të cilat kanë reduktuar shpenzimet edhe për gjërat më esenciale, si kontrolli shëndetësor apo pagimi i faturave. 18 prill 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)