BERZH: Rritja e ekonomisë shqiptare 1.2 për qind
Tiranë, 12 nëntor - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vlerësuar se rritja e ekonomisë shqiptare pritet të jetë 1.2 për qind, nga 1.5 për qind që ishte parashikuar në janarin e këtij viti.
Në raportin e fundit për perspektivën e ekonomisë botërore, BERZH nënvizon se sfidat fiskale janë të mëdha, me një borxh publik mbi 60 për qind të GDP-së, si dhe me dobësitë e sektorit financiar me një nivel të lartë kredish.
BERZH thotë se ekonomia shqiptare mund të ketë një përmirësim në vitin 2014, me një rritje deri në 2%. (Albana)