BERZH rrit buxhetin e saj për 10 miliardë euro
Bruksel, 25 mars - Bordi i drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbështeti planin për rritjen e buxhetit të saj për 50 milionë për qind, deklaroi një burim nga banka.
Vendimi për rritjen e buxhetit prej 20 në 30 miliardë euro duhet të aprovohet në takimin me drejtuesit e institucioneve financiare gjatë muajit maj.
Bordi i drejtorëve u pajtua, më 14 maj të propozojë rritje të buxhetit për 50 për qind, gjegjësisht 20 miliardë eurot e tanishme të rriten për 10 miluiardë euro shtesë.
Propozimi i tillë i kryetarit të bankës Tomas Mirov është mbështetur njëzëshëm.
Takimi vjetor i drejtuesve dhe përfaqësuesve të 60 shteteve dhe organizatave do të mbahet më 14 dhe 15 maj në Zagreb.