BERZH: Qeveria e Kosovës e papjekur për të pasur qasje në hua
Prishtinë, 10 mars - Republika e Kosovës mund të hyjë borxh në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vetëm 115 milionë euro brenda vitit.
Këtë limit e përcakton strategjia e kësaj banke për investime në Kosovë dhe e cila varet nga marrëveshja me FMN-në.
Aftësia sovrane huamarrëse e Kosovës ka shumë mundësi që të jetë e kufizuar brenda kufijve të vendosur nga marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, thuhet në draftstrategjinë e BERZH-it për përkrahjen e ekonomisë së Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Në këtë dokument të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thuhet se institucionet vendëse ende janë të papjekura për të pasur qasje në huat e kësaj banke.
Sipas draftit, aftësia e institucioneve për këtë çështje duhet të vihet në provë edhe për një kohë të caktuar.
/Koha Ditore/