03 Maj 2024

BERZH parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Shqipërisë

Tiranë, 27 tetor - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon për 2013-n, një rimëkëmbje të ekonomisë shqiptare, me rritjen që pritet të arrijë 1.3 për qind.

Sipas raportit të BERZH Shqipëria, vazhdoi të rritej më shpejt se vendet e tjera në 2011-n, por përjetoi një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në gjysmën e dytë të 2011-s dhe fillim të 2012 kryesisht për shkak të ecurisë së dobët të tregjeve kryesore, Greqi dhe Itali.

Lidhjet e forta të tregtisë, investimeve dhe remitancave me këto vende kufizuan rritjen në vendet në vazhdim, ndërsa borxhi publik është pranë nivelit të lejuar me ligj prej 60 për qind të PBB-së, duke kufizuar hapësirën për manovra fiskale.

Sipas vlerësimit të fundit tremujor të bankës, në raportin Perspektiva Ekonomike e Rajonit – rritja në rajonin e tranzicionit pritet që të bjerë nga 4.6 për qind në 2011 në 2.7 për qind në 2012 përpara se të rritet në mënyrë modeste në 3.2 për qind në 2013.

Raporti rishikoi në ulje parashikimet për Sloveninë, Hungarinë, Kroacinë dhe Serbinë, ku të gjitha janë ende në recesion. Kroacia dhe Serbia pritet t’i rikthehen rritjes modeste vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)