BERZH paralajmëron rënie ekonomike për Egjiptin e Rusinë
Bruksel, 11 maj - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) paralajmëroj ulje për rritjen ekonomike për vitin 2013 për vendet në të cilat ajo operon, veçanërisht Rusia dhe demokracitë e reja arabe si Egjipti.
Në të gjithë vendet e Evropës Lindore, Azisë Qendrore dhe Mesdheut Jugor, ku ajo operon, BERZH parashikon aktualisht një rritje ekonomike prej 2,2 për qind këtë vit, më pak se 3,1 për qind të parashikuar në janar.
\"Arsyet e ngadalësimit të rritjes ekonomike ndryshojnë sipas vendeve, por kjo shërben si paralajmërim për këto rajone që të rrisin vrullin e reformave strukturore\", deklaroi Erik Berglof, kryeekonomisti i institucionit.
\"Përgjegjësia buxhetore është shumë e rëndësishme. Por shumica e vendeve tona tashmë kanë bërë përparime të konsiderueshme në këtë fushë gjatë krizës. E rëndësishme sot është progresi i reformave strukturore\", theksoi ai.
Ndikimi i krizës në eurozonë, është aktualisht më i ulët, por ekonomi të tilla si Rusia, Polonia dhe Turqia përjetuan një ngadalësim, që ndihet edhe përtej kufijve të tyre.