16 Janar 2025

BERZH, optimiste për ekonomitë e disa vendeve për vitin 2013

Frankfurt, 22 janar - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), u shpreh të hënën më optimiste për ekonomitë e vendeve të Evropës Lindore, Azisë Qendrore dhe Jugut të Mesdheut për vitin 2013, duke pasqyruar një përshpejtim të rritjes së tyre ekonomike falë stabilizimit të zonës euro.

Institucioni parashikoi një rritje prej 3,1 për qind përgjatë 2013-ës në 34 vende ku ajo ka kryer disa ndërhyrje, pas ngadalësimit të fortë prej 2,6 për qind për vitin e kaluar, që rezultoi në 4,6 për qind për vitin 2011.

Parashikimet për këtë vit mbetet me një ulje të lehtë në raport me 3,2 për qind të parashikuar tetorin e vitit të kaluar.

\'\'Rritja ekonomike ka pësuar ngadalësime të tjera përgjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, por ekonomitë në fjalë kanë nisur tashmë të rigjallërohen\'\', theksonte BERZH në raportin mbi perspektivat ekonomike rajonale.

\"Për herë të parë që prej shumë kohësh, ne shohim mundësinë e reduktimit të rreziqeve me të cilat përballet dhe përfshihet Evropa, në veçanti rreziqet që janë gjeneruar nga eurozona\", komentonte eksperti i ekonomisë së BERZH, Erik Berglof. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)