20 Nëntor 2024

BERZH ndihmon fuqizimin e ekonomive të vendeve arabe

Stamboll, 12 maj - Në takimin e 22-të vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbajtur dje në Stamboll u vendos për fuqizimin e ekonomive të vendeve që janë prekur nga Pranvera Arabe.

Për rajonin e përshirë nga Pranvera Arabe fillon një proces i ri, i cili do të forcojë ekonomitë e këtyre vendeve.

Në takimin vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Stamboll u vendos për fuqizimin e ekonomive të vendeve të këtij rajoni.

Gjithashtu u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi për një bashkëpunim me bazë të më të gjerë ndërmjet Bankës dhe Bursës së Stambollit.

Kështu Turqia është ngritur në një pozicion tjetër që orienton tregjet kapitale të rajonit.

Në Stamboll u mbajt takimi vjetor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku fjalën e hapjes e mbajti Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Turqia ishte në fokus të këtij takimi.

Me Bursën e Stambollit Banka (BERZH) firmosi edhe një “memorandum mirëkuptimi”.

Kështu Turqia ka arritur në një pozicion që bashkon, trajtëson tregjet e kapitalit të Ballkanit Perëndimor, Azisë Qendrore dhe të Mesdheut Jugor e Lindor.

Banka i hapi çezmat e kredive për Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme turke.

Kredia me vlerë mbi 250 milionë dollarë për SME-të turke do të lëvrohet nëpërmjet bankave që operojnë në Turqi.

Një kredi me vlerë 9,5 milionë euro do të hapet për investimet që do të bëhen për përhapjen e internetit të shpejtë dhe të lirë në Turqi.

Me kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të hyjë në punë edhe parku i energjisë së erës që është ngritur në Balikesir dhe që është edhe parku më i madh në Turqi. Parku ka kapacitet të prodhojë nga era energji elektrike sa për 170 mijë familje.

Drejtori i Bankës, Suma Chakrabarti, në fjalën që mbajti në mbyllje të takimit vjetor tha se në takim u trajtuan strategjitë për shndërrimin e klimës së krizës ekonomike në Evropë në rritje ekonomike në Afrikën e Veriut.

“Banka do të kontribuojë në punimet për rindërtimin e sistemit financiar të vendeve që janë prekur nga “Pranvera Arabe”, nënvizoi Chakrabarti duke cilësuar se Turqia do të jetë një urë në këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)