23 Dhjetor 2024

BERZh mbetet një ndër partnerët kryesor zhvillimor të Kosovës

Prishtinë, 23 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të kryesuar nga Pierre Heilbronn, zv. President i BERZh për Politika dhe Partneritet, Jens Lundsgaard, Drejtor i Bordit për Danimarkë, Lituani, Irlandë, dhe Kosovë, Oleg Levitin, Zv. Drejtor i Qeverisjes dhe Çështjeve Politike, si dhe Neil Taylor, Udhëheqës Rezident i Zyrës së BERZh në Kosovë, me të cilët biseduan lidhur me projektet aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

Kryeministri Kurti theksoi se BERZh mbetet një ndër partnerët kryesor zhvillimor, gjë që u dëshmua edhe me përgjigjen e shpejtë për reagim ndaj situatës me pandeminë COVID-19 përmes projektit emergjent të Infrastrukturës Vitale për Ndërmarrje Publike.

Kryeministri Kurti shtoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë kruciale në ballafaqimin tonë me pandeminë, si rezultat i të cilit, së bashku me masat e qeverisë kundër pandemisë dhe Pakon e Ringjalljes së Ekonomisë, presin një rritje dhe performancë pozitive ekonomike në muajt në vijim.

Gjatë bisedës, u vu theksi te bashkëpunimi potencial drejt digjitalizimit, ndërlidhjes së aftësimit profesional me tregun e punës, burimeve të ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë.

U diskutua edhe për strategjinë e re 5 vjeçare të BERZh-it për Kosovën. Vëmendje e theksuar iu kushtua edhe planit për zhvillimin e sektorit privat.

Duke marrë parasysh ekspertizën e Bankës dhe stabilitetin e tanishëm institucional në vend, kryeministri Kurti theksoi se ky plan do të kontribuonte në përmbushjen e qëllimeve afatgjate të Qeverisë dhe të përshpejtojë ringjalljen ekonomike nga pandemia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)