16 Nëntor 2024

BERZH mbështet projektet e sektorit privat në Kosovë

Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në vizitë  drejtorët e Konstituencës për Kosovë në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) Ove Jensen dhe Sean Donlon.

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtorët e Konstituencës për Kosovë në BERZH diskutuan rreth  financimit të projekteve në sektorin e hekurudhës, ku u bë e ditur se është shumë afër përfundimit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së kredisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se fondet nga BE-ja që janë vënë në dispozicion për projektet hekurudhore na ka mundësuar për të punuar më tej në rehabilitimin e një pjesë të mirë të rrjetit hekurudhor në Kosovë, kështu që presim gjithashtu fillimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Lindje-Perëndim, segmenti Fushë Kosovë - Merdare dhe Klinë - Prizren.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e financimit të sektorit të energjisë,  rehabilitimin e rrugëve rajonale, si dhe për lëshimin e garancionit për trafikun urban në Komunën e Prishtinës.

Me këtë rast ministri Hoti bëri të ditur se Qeveria e Kosovës sapo ka marrë vendimin për të filluar negociatat për marrëveshjen e kredisë që do të ndihmojë në reformimin e transportit publik për komunën e Prishtinës,  ku pritet që në ditët e ardhshme të themelohet edhe ekipi negociatorë  dhe  të vazhdohet me hapat e ardhshëm.

Në anën tjetër drejtorët e Konstituencës për Kosovë në BERZH Ove Jensen dhe Sean Donlon shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën në realizimin e projekteve  të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik  të Kosovës, sidomos mbështetjen e projekteve në sektorin privat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)