BERZH lanson programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër në Kosovë
Prishtinë, 13 mars - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të lancojë një program të ri në Kosovë, Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.
Linja kreditore prej 8.5 milionë euro tashmë janë nënshkruar me tri institucione partnere financiare, TEB Banka në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare KRK (Kreditimi Rural i Kosovës) dhe AFK(Agjencioni për Financim në Kosovë, si pjesë e GEFF programit të madh prej 85 milionë i cili operon në Ballkanin Perëndimor.