BERZH krediton ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Shqipërisë
Tiranë, 15 tetor - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dha një kredi prej 6 milionë euro (rreth 7.6 milionë dollarë) për Fondin Besa, në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri.
Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, banka tha se ajo po jep kontributin e saj duke synuar rritjen dhe zgjerimin e sektorit financiar shqiptar si dhe duke zgjeruar kredinë e parë sindikale në vend, pasi kjo financimi do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
\"Financimi është një transaksion historik dhe kredia e parë e BERZH për sektorin financiar shqiptar,\" thuhet në një deklaratë.
BERZH-i do të garantojë një kredi 3 milionë eurosh, ndërsa pjesa tjetër e kredisë do të mbulohet nga Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE). Të dy kreditë janë të maturim trevjeçar.
Që nga fillimi i punës së saj në Shqipëri, BERZH-i ka investuar rreth 795 milionë euro në 66 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.