19 Nëntor 2024

BERZH: Kredia e këqija, rrezik për ekonominë e Shqipërisë

Tiranë, 2 shkurt - Niveli i lartë i kredive të këqija është shndërruar në një nga rreziqet më të mëdha për ekonominë. BERZH-i e klasifikon Shqipërinë si vendin më problematik për huatë e pashlyera, ndër ekonomitë në zhvillim të Evropës.

Huatë me probleme në Shqipëri u rritën me ritme shumë të shpejta përgjatë viteve të krizës nga 3.2 për qind që ishin në 2007 në gati 24.4 për qind aktualisht. 

Ky është treguesi më negativ në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera kanë arritur t\'i administrojnë shumë më mirë rreziqet në tregjet e tyre financiare. Sipas Bankës Botërore, në Maqedoni nga viti 2009 deri në fund të 2012-ës, huatë e pashlyera u rritën me vetëm 0.8 për qind.

Në Bosnje rritja ka qenë më pak se 7 për qind, dhe po kështu edhe në Malin e Zi dhe Serbi.

Kjo në një kohë, kur këto vende janë përballur me recesion ekonomik dhe kanë një portofol kredie ndaj Prodhimit Kombëtar shumë më të lartë se Shqipëria, çka do duhet t\'i bënte më të rrezikuara.

Mosmbajtja nën kontroll e kredive të këqija ka prodhuar dy pasoja negative në ekonomi. Së pari ka rritur rreziqet financiare për ekonominë, një fakt i vënë në dukje jo vetëm nga FMN dhe Banka Botërore por tashmë edhe nga agjencitë e njohura ndërkombëtare që merren me vlerësimin e riskut.

Por përveç kësaj, niveli i lartë i tyre po frenon rritjen ekonomike të vendit, duke i nxitur bankat të ulin ekspozimin në Shqipëri dhe t\'i investojnë paratë në vendet e tjera ku perceptojnë më pak rrezik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)