19 Nëntor 2024

BERZH jep 10 milionë euro për Fondin e Sigurimit të Depozitave

Prishtinë, 19 dhjetor - Banka Europiana për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar një linjë kreditore në gatishmëri prej 10 milion euro për Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës ( FSDK ).

Linja kreditore , e garantuar në tërësi nga Republika e Kosovës, paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit bankar vendor për forcimin e sigurisë së institucioneve financiare dhe si pasojë në rritjen e besimit të depozituesve.

Linja e kredisë, e garantuara plotësisht nga Republika e Kosovës, do të sigurojë fonde të menjëhershme për FSDK-në, nëse kërkohet dhe atëherë kur kërkohet, që të përmbushë mandatin e tij në kompensimin e depozituesve të saj. Si financim në gatishmëri ajo është kryesisht më kosto efektive se sa një kredi.

Linja kreditore është pjesë e mekanizmit të financimit kontingjent të FSDK-së. Kjo do të sigurojë një mbulueshmëri adekuate të depozitave të siguruara gjatë rritjes së planifikuar me faza të mbulimit nga aktualisht 2,000 euro deri në 5,000 euro në vitin 2018.

Sistemet efektive të sigurimit të depozitave janë një pjesë thelbësore e sektorëve bankarë të mirë - funksionalizuar.

Duke ju ofruar depozituesve sigurim të depozitave të tyre, FSDK kontribuon në stabilitetin financiar të Kosovës duke rritur besimin në bankat lokale. Funksionimi i mirë i fondit të sigurimit të depozitave inkurajon ekonomit familjare për të depozituar paratë e tyre në këto banka dhe ul rrezikun e veprimtarisë se bankave në kohët e krizave.

FSDK është një entitet i pavarur publik me qëllim që të mbrojë depozituesit e vegjël nga humbjet në rast të falimentimit të një banke. Është përgjegjëse për menaxhimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe raportimit te Banka Qendrore e Kosovës.

Me këtë rast ministër i Financave i Republikës së Kosovës , Besim Beqaj,, tha se “Ne jemi shumë të lumtur për të nënshkruar projektin e parë për Qeverinë e Republikës së Kosovës me BERZH-in. Unë kam besim se kjo do të jetë e para e shumë marrëveshjeve të përbashkëta në mbështetje të zhvillimit të vendit tonë”.

Drejtor i BERZh-it për Ballkanin Perëndimor Claudio Viezzoli, tha se "Projekti i Sigurimit të Depozitave është shumë i rëndësishëm pasi që ajo  mbështet zhvillimin e infrastrukturës së tregut bankar vendor.

Pothuajse saktësisht një vit pas anëtarësimit të Kosovës në BERZH, ne jemi krenar për të nënshkruar këtë projekt, i cili do të shënojë një volum vjetor të biznesit të Bankës sonë në vend në vitin 2013 prej 22 milion euro nëpërmjet dhjetë projekteve".

Ndërsa, drejtoresha Menaxhues e FSDK-së Violeta Arifi Krasniqi, theksoi se "Ky projekt është shumë i rëndësishëm për FSDK-në jo thjesht për sigurimin e likuiditetit në gatishmëri  por ajo gjithashtu formalizon marrëdhëniet tona me BERZH-in  dhe ne besojmë se është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë”.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it më 17 dhjetor 2012 dhe më 1 maj 2013 Banka miratoi strategjinë e saj të parë të plotë të vendit.

Megjithatë, projektet e sektorit privat në Kosovë ishin të përshtatshëm për mbështetjen e BERZH-it që nga viti 1999 përmes fondeve të dedikuara  rajonale të menaxhuara nga jashtë dhe projekteve dhe përmes objekteve rajonale të Bankës për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të këtij fushëveprimi, që nga viti 1999, Banka ka nënshkruar 39 projekte në Kosovë me një vlerë kumulative të investimeve të BERZH-it prej përafërsisht  90 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)