17 Nëntor 2024

BERZH-i promovon financim dhe këshilla për bizneset në Kosovë

Prishtinë, 19 shkurt - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot prezantoi Fondin për Zgjerimin e Ndërmarrjeve (ENEF), një platformë e NVM-ve e krijuar nga shumë-partnerë dhe i cili promovon qasjen në financa për NVM-të me potencial të lartë të rritjes, si dhe vlerën që kanë njohuritë dhe këshillat për rritjen e biznesit.

Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të qeverisë, organizatave ndërkombëtare, NVM-ve dhe shoqatave të biznesit për të diskutuar punën e BERZH-it me NVM-të në Kosovë dhe ndikimin e saj.

Hapja e kësaj ngjarje u shënua nga Jean-Marc Peterschmitt, Drejtori Menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, i cili foli për aktivitetet e fundit për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, fillimisht falenderoi Bankën Ekonomike për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për organizimin e këtij takimi dhe mundësinë që i është dhënë për prezentimin e agjendës ekonomike të Qeverisë.

"Më lejoni që fillimisht të them se një rritje e qëndrueshme ekonomike mund të gjenerohet nga biznesi privat dhe jo nga shpenzimet publike. Kosova ka nevojë për vende të reja pune për të rinjtë që çdo vit po hyjnë në tregun e punës, dhe ajo që është më e rëndësishmja, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për kthimin e shpresës. Kjo mund të arrihet me hapjen e perspektivës në vendin e tyre“.

Ministrja tha se Ministria e Tregtisë  dhe Industrisë nën udhëheqjen e saj do të ketë rol  avokues për bizneset. Ne po i takojmë bizneset në baza ditore , për të dëgjuar për sfidat dhe barrierat e tyre, shtoi më tej ajo. Për të institucionalizuar edhe më shumë këtë dialog me bizneset dhe për të dëgjuar zërin e tyre ne do të riaktivizojmë Këshillin Nacional për Zhvillim Ekonomik.
 
Qeveria, me përkrahjen e donatorëve ka inicuar një numër të projekteve, me qëllim që të  gjenerojë vende të lira pune dhe të mbështetë biznesin privat. Disa nga këto projekte janë: Grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, skema “voucher”- me asistencë teknike për biznesin privat, Skema e Kredive Garantuese, promovimi në panairet vendore dhe ndërkombëtare, ngritja e infrastrukturës së parqeve industriale, zonave ekonomike, tha ministrja e MTI-së. 


Ministrja Bajrami, po ashtu, theksoi se janë duke rishikuar politikat fiskale, për të bërë ndryshimet e nevojshme në përkrahje të bizneseve, sidomos për lehtësimin e taksave për pajisjet prodhuese dhe lëndën e parë, e cila nuk prodhohet në Kosovë.

Ajo, vuri në pah se janë duke ndërmarrë hapa për ngritjen e kapaciteteteve në institucionet, si: Metrologjia, Agjencia për Akreditim dhe Standardizim, po ashtu në Inspektoratin e Tregut të MTI-së, për t’u siguruar një kontroll më të mirë të cilësisë, të mallrave vendore dhe të importuara.

"Ne duhet të përmirësohemi edhe më tej në fushën e Mbrojtjes së Konsumatorit, duke siguruar një konkurrencë të drejtë  dhe mbrojtje të konsumatorit."

"Jemi duke punuar për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe duke zhvilluar negociata për shërbimet në kuadër të CEFTA-s", shtoi ministrja Bajrami.

Në fund, ajo kërkoi nga asociacionet e bizneseve që të jenë më aktivë në komunikimin me anëtarët e tyre dhe të ofrojnë mbështetje të nevojshme, në mënyrë që të përfitojnë prej këtyre iniciativave.

Fabio Serri, Udhëheqës i Grupit të Financave dhe Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor diskutoi mbi masat plotësuese për përmirësimin e qasjes në financa dhe në njohuri për bizneset.

 \"BERZH-i është i kënaqur që është pjesë e Fondit për Zgjerimin e Ndërmarrjeve (ENEF), i cili ofron një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset në Kosovë. Qasja në financa dhe këshilla janë elemente të rëndësishme për të promovuar rritjen e biznesit, inovacionit dhe konkurrencës së bizneseve lokale si në tregun e brendshëm ashtu edhe atë evropian’’, tha z. Serri.

BERZH ka investuar në Kosovë që nga viti 1999. Deri më tani,  ka nënshkruar 37 projekte në vend me një vëllim neto kumulativ prej më shumë se 89 milion euro. Këshilla për bizneset për të mbështetur NVM-të janë të disponueshme që nga viti 2005, falë financimit nga donatorët sikur BERZH, Bashkimi Evropian dhe Holanda, si dhe donatorë të tjerë dypalësh që kanë mundësuar  ofrimin e shërbimeve këshilluese në një bazë të ndarjes së kostos. Deri me tani, mbi 600 biznese të vogla dhe të mesme kanë marrë shërbime këshilluese për t\'u rritur dhe për të krijuar vende të reja të punës. Kosova u bë anëtare e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012.

BERZH, është në pronësi të 64 vendeve dhe dy institucioneve ndërqeveritare, dhe mbështet zhvillimin e ekonomive të tregut dhe demokracive. Na ndiqni në web, Facebook dhe Twitter.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)