16 Nëntor 2024

BERZh-i kërkon të vendosë bashkëpunim me BAII-në

Bruksel, 23 qershor - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) po kërkon mundësitë për të bashkëpunuar me Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII).

BERZh-i synon t\'i ofrojë këshilla BAII-së dhe të financojë projekte të përbashkëta infrastrukturore.

Banka europiane mirëpret nisjen e një partneriteti të mundshëm me bankën aziatike, për të ndërthurur pikat e forta të njëra-tjetrës dhe për të filluar projekte shumë më të mëdha.

BERZh-i, i krijuar në vitin 1991, është një bankë shumëpalëshe investimesh zhvillimore që fillimisht u përqendrua në vendet e ish-bllokut sovjetik. Megjithatë, me kalimin e kohës, kjo bankë u zgjerua për të mbështetur zhvillimin në 30 vende, nga Europa deri në Azinë Qendrore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)