BERZH-i do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim një delegacion të BERZH-it të kryesuar nga Drejtoresha e Transportit, Sue Barrett.
Ministri Hoti gjatë takimit kërkoi mbështetje për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, si linjë me rëndësi për transportin e mallrave dhe njerëzve njëkohësishtë theksoj edhe nevojën e mbështetjes në përfundimin e magjistrales Prishtinë Pejë me financim të EBRD-së.
Në takim u diskutua edhe nevoja e shqyrtimit të efekteve ekonomike për ndërtimin e linjës hekurudhore me Shqipërinëku ministri Hoti kërkoi nga BERZH-i që të ofroje mbeshtetje me ekspertë të transportit për të gjetur mundësi të financimit në këtë sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Znj. Barrett shprehu përkrahjen e BERZH-it për realizimin e Prioriteteve të Qeverisë.
Ndërsa Znj. Barrett shprehi gatishmërinë e BERZH-it për të investuar në Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, duke theksuar rëndësinë e madhe për Kosovën dhe rajonin. Znj. Barrett gjithashtu shprehi përkrahjen e BERZH-it për realizimin e Prioriteteve të Qeverisë.