BERZH-i blenë aksione të BpB-së
Prishtinë, Londër, 27 qershor - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të bëjë një investim kapital, duke blerë 10 për qind të aksioneve të Banka për Biznes (BpB).
Në ceremoni e nënshkrimit të këtij transaksioni e cila do të mbahet sot pas dite do të marr pjesë Drejtori për Ballkan Perëndimor i BERZH-it, Henry Russell, Ministri i Financave Bedri Hamza, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Gani Gërguri, si dhe përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Banka për Biznese ka dhjetë vite që operon në tregun bankar të Kosovës ajo është e përbërë deri më tani me kapital vendor.