19 Nëntor 2024

BERZH gati të përkrah projektet në sektorin publik dhe privat

Prishtinë, 31 janar - Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim është e gatshme që të përkrah projektet në sektorin publik dhe privat, për çka ekziston interesim në Kosovë, u tha gjatë takimit të ministrit të Financave Besim Beqaj me drejtorin e Zyrës së BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov.

Gjatë takimit është diskutuar për projektet potenciale që do të financohen nga huamarrja dhe modalitetet për investimet e nevojshme në hekurudhë, si dhe përfundimin e ndërtimit të rrugëve kryesore, konform mundësisë së shtetit për të huazuar.


Ministri Beqaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar gjatë takimeve vjetore si dhe për organizimin e një vizite të Bordit të BERZH-it në Kosovë.

Ministri gjithashtu shprehu interesimin dhe shpalosi kërkesat e bizneseve që të kenë mundësi huazimi në institucionet financiare ndërkombëtare.
 

Drejtori i BERZH-it shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte në sektorin publik dhe privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)