16 Nëntor 2024

BERZH: Ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë në nivelin e 2.3 përqind

Tiranë, 6 nëntor - Banka europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka rishikuar me ulje parashikimet e saj për ekonominë shqiptare në 2015.

Sipas raportit të fundit të saj, mbi zhvillimet në vendet e Europës jug-lindore, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë në nivelin e 2.3 përqind, nga 2.5 përqind që ishin parashikimet e saj në pranverën e këtij viti.

Në mesin e 2015 dhe autoritetet shqiptare vlerësuan se ekonomia nuk do të rritej në nivelin 3 përqind të parashikuar prej tyre në fillim të vitit, por se do të zbriste në nivelin e 2.7 përqind.

Të njejtin riverësim kishte bërë më parë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në tremujorin e parë ekonomia shqiptare u rrit me 2.82 përqind, ndërsa në të dytin me 2.53 përqind.

Sipas BERZH-it,  “Shqipëria ka përballuar me sukses ndikimin e përmbytjeve të rënda në fillim të këtij viti, por qeveria po lufton për të arritur objektivat e miratuara sipas programit me e FMN-ën” shkruhet në raport, i cili vëren se “autoritetet rritën përpjekjet e tyre për uljen e informalitetit në ekonomi dhe promovuan në Prill 2015 Këshillin e Investimeve, i mbështetur nga BERZH, i cili synon përmirësimin e klimës së investimeve në periudhën afatmesme”.

BERZH parasheh që rritja ekonomike të arrijë nivelin e 3.3 përqind në 2016 “mbështetur në pritshmëritë për përmirësime të situatës në eurozonë dhe fillimit të ndërtimeve të Trans-Adriatic Pipeline (TAP)”.

Dje dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko vërejti se aktiviteti ekonomik “ka rezultuar në kahun e poshtëm” të pritshmërive, duke deklaruar se rritja pritet të luhatet mes 2.5-2.7 përqind.

Sipas tij “në ndryshim nga parashikimet paraardhëse, projeksionet aktuale sugjerojnë se kthimi i ekonomisë në ekuilibër dhe i inflacionit në objektiv do të kërkojë një kohë disi më të gjatë. Gjithashtu, këto projeksione sugjerojnë nevojën për forcimin e stimulit monetar në ekonomi, për të nxitur më tej kërkesën e brendshme dhe për të forcuar më tej kanalin e kredisë”, theksoi ai, ndërsa njoftoi vendimin e Këshillit Mbikqyrës për të ulur sërish normën bazë të interesit, e 14-a radhazi që nga viti 2011, dhe e dyta brenda këtij viti.

Norma e interesit ka zbritur në një tjetër minimum historik në kuotën e 1.75 përqind. Guvernatori nxiti qeverinë të vazhdojë me realizimin e reformave strukturore duke theksuar se stimuli monetar “nuk është në gjendje të sigurojë rritje afatgjatë ekonomike dhe nuk duhet parë si një zëvendësues i reformave”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)