Bersani kërkon krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës
Romë, 6 shkurt - Favoriti në zgjedhjet e ardhshme italiane, shefi i së majtës, Pier Luigi Bersani deklaroi sot në Berlin se mbështeste krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës në përgjigje të krizës së borxhit në zonën euro.
\"Ne dëshirojmë krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Këto nuk janë fjalë boshe. Një monedhë e përbashkët nuk duhet të jetë vetëm një monedhë, por ne duam të reagojmë së bashku\'\', theksoi ai para Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP.
Bersani, partia demokrate e të cilit (PD) është favorite në sondazhe, theksoi se dëshironte vazhdimin e reformave ekonomike në rast fitoreje.
\"Ne dimë që duhet të japim garanci se ne jemi të qëndrueshëm. Ne dimë që ne duhet të vazhdojmë rrugën e reformave dhe madje t\'i riforcojmë\'\', shtoi ai.
\"Italia ka nevojë për reformat të thella për zgjidhjen e problemeve\'\', theksoi ai duke shtuar se ishte i ndërgjegjshëm se masat shtrënguese ishin esenciale për t\'i mundësuar vendit për t\'u ringritur.
\"Sigurisht ne kemi kapërcyer krizën më të rëndë, por nuk jam i bindur se ne do të jemi të mbrojtur nga krizat e ardhshme\'\', theksoi ai.
Zgjedhjet legjislative në Itali do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt.