Bernanke paralajmëron për gjendjen ekonomike në SHBA
Washington, 5 tetor - Shefi i Bankës Qendrore amerikane Ben Bernanke, ka shprehur sërish shqetësimin e tij për shkak të zhvillimeve në ekonominë amerikane.
Deficiti i lartë i shtetit mund të pengojë vitet e ardhshme rimëkëmbjen e ekonomisë, paralajmëroi ai në një fjalim në qytetin Providence të shtetit Rhode Island.
Njëkohësisht ai kundërshtoi mundësinë e rritjes së tatimeve dhe shkurtimeve të të ardhurave për qytetarët. Bernanke tha se politika gjendet para vendimeve të rënda, për shkak të gjendjes së buxhetit.
Në buxhetin për vitin 2008/2009 kishte një deficit prej rreth një bilion euro, që është deficiti më i lartë i SHBA-së që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.