03 Maj 2024

Bernanke paralajmëron financat e SHBA-së

Washington, 15 qershor - Kreu i Federal Reserve, Ben Bernanke paralajmëron Kongresin amerikan mbi pasojat që do të ketë në ekonominë e SHBA-së një vendim që nuk do të sillte rritjen e tavanit të huasë.

Bernanke tha se SHBA mund të humbasë vlerësimin e AAA në klasifikimin për kreditë nëse Kongresi nuk rrit tavanin e huasë që aktualisht është 14.3 miliard dollarë. Ai tha se nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri në muajin gusht, kjo do të pasohet negativisht tek financat amerikane.

Ndërkohë, zv/presidenti Joe Biden u shpreh optimist për gjetjen e një marrëveshje me Republikanët për cështjen në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)