16 Janar 2025

Bernanke mbron politikat e tij bankare

Washington, 27 mars - Kreu i bankës qendrore amerikane thotë se përpjekjet e tij për stimulimin e ekonomisë me uljen e normave të interesit dhe blerjen e letrave me vlerë po ndihmojnë si Shtetet e Bashkuara edhe vendet në zhvillim.
 
Kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke duket se u përgjigjet kritikëve, të cilët thonë se përpjekjet stimuluese të Bankës Qëndrore kanë ulur vlerën e monedhës amerikane dhe se një monedhë e dobët u jep prodhimeve amerikane një avantazh çmimi në tregjet botërore, duke dëmtuar eksportet e vendeve konkuruese.
 
Vendet në zhvillim gjithashtu ankohen se politikat e Uashingtonit nxisin investitorët ë largohen nga vendet e pasura që ofrojnë të ardhura të ulta dhe ata shkojnë në vendet në zhvillim ku përfitimet nga investimet e tyre janë më të mira; rezultati është vërshimi i investimeve që ndikon vlerën e valutave në tregjet në zhvillim, ngre çmimet e eksporteve, dhe dëmton ekonomitë e tyre.
 
Por në fjalimin të hënën në Londër, drejtori i Rezervës Federale, Bernanke tha se vendet më të zhvilluara janë duke stimuluar ekonomitë e veta për të dalë nga recesioni. Ai thotë se sa më e fortë kjo rritje ekonomike në vendet e pasuara aq më shumë përfitime kanë ekonomitë në vendet në zhvillim pasi kërkesat për eksportet e tyre rriten.
 
Z. Bernanke thotë se politikat e Bankës Qëndrore ndihmojnë partnerët tregtarë të Amerikës  më shumë se sa i lëndojnë ata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)