Bernanke: Ekonomia amerikane po rritet ngadalë
Washington, 9 shkurt - Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke, vuri në dukje se tani ekonomia amerikane po rimëkëmbet me ritme të ngadalshme.
"Kriza në përkeqësim e borxheve në Eurozonë është bërë shqetësuese për ekonominë amerikane. FED do të marrë masat e duhura financiare për të mbrojtur tendencën e rimëkëmbjes ekonomike të SHBA-së. Ekonomia amerikane nisi rimëkëmbjen graduale dy vjet e gjysmë më parë. Industria e prodhimit ka ndikuar shumë në këtë proces"- u shpreh shefi i Rezervës Federale Ben Bernanke.
Megjithatë, rimëkëmbja e ekonomisë amerikane po përballet me sfida serioze si pasojë e krizës së borxheve në Eurozonë.