Bernanke: Ekonomia amerikane, me ritëm modest
Washington, 3 nëntor - Zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara parashikojnë se ekonomia më e madhe e botës do të rritet me një ritëm modest gjatë muajve të ardhshëm.
Në raportin e sotëm të Rezervës Federale thuhet se shpenzimet e konsumatorëve dhe investimet e bizneseve janë përmirësuar, por tregu i punës dhe sektori i ndërtimit përballen ende me probleme.
Zyrtarët e Rezervës Federale paralajmërojnë gjithashtu mbi \"rreziqe për rënie\" të ekonomisë, si pasojë e tensioneve në tregjet financiare globale.
Banka Qendrore i mbajti shkallët e interesit të pandryshuara, pasi inflacioni nuk u ngrit kohët e fundit. Nëse inflacioni përbën kërcënim, zyrtarët e Rezervës Federale ka të ngjarë të ngrenë interesat për të zbutur ekonominë dhe për të kontrolluar çmimet.
Por zyrtarët nuk duan ta bëjnë këtë shumë shpjet, sepse interesat e ulëta synojnë të ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë amerikane.
Një raport tjetër i publikuar po sot, vë në dukje se sektori privat në Shtetet e Bashkuara krijoi 110 mijë vende pune në muajin tetor. Shumica e vendeve të punës u krijuan në sektorin e shërbimeve.