16 Maj 2024

Bernanke: Bankat duhet të rrisin kapitalin

Prishtinë, 10 prill - Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke deklaroi në një fjalim se bankat duhet të rrisin më shumë kapital mbështetës për të garantuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar.

Ai tha se rregullatorët e industrisë financiare po kryejnë më shumë veprime për të detyruar lojtarët e këtij tregu të rrisin kapitalin mbështetës, pavarësisht se po lejojnë që zbatimi i rregullave të kryhet për një periudhë të gjatë kohore në mënyrë që të mos shkaktohen çrregullime në tregun financiar.

\"Bota ka nevojë për banka me më shumë kapital, dhe kjo garantohet nga rregullat e Basel III. Kapitali është thelbi i një sistemi financiar të qëndrueshëm”, tha ai duke ju përgjigjur një pyetje në një konferencë të organizuar nga rezerva federale e qytetit të Atalanta. Kjo deklaratë i referohet përpjekjeve ndërkombëtare për të shtuar monitorimin e sistemit bankar.

Deklarata e tij u krye në të njëjtën ditë kur grupimi më i madh i lobimit bankar, Instituti për Financa Ndërkombëtare, u bëri thirrje politikë-bërësve globalë të ndalin ritmin e zbatimit të rregullave të reja për industrinë.

Në një letër drejtuar guvernatorëve të bankave qendrore dhe ministrave të financave, Instituti për Financa Ndërkombëtare ka argumentuar se shtrëngimi i standardeve për kapitalin, kërkesat e reja për likuiditetin dhe rregullat që kufizojnë aktivitetin, të gjitha bashkë ulin aftësinë e bankave për të kredituar biznesin dhe familjarët në nivelet që kërkojnë qytetarët për të garantuar rritje të ekonomisë.

Tema nëse bankat kanë kapital të mjaftueshëm për tu mbrojtur kundrejt humbjeve të mundshme ka qenë një burim fërkimesh mes palëve në 4 vitet e fundit. Thirrja gjatë fundit të verës së kaluar, që bëri kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për nevojë e rritjes së kapitalit me 200 miliardë euro nga bankat tregtare të eurozonës, u kundërshtua me shumë forcë nga politikanët në Bashkimin Europian.

Bernanke tha se ekonomia amerikane ende nuk është rikuperuar nga efektet e krizës financiare të vjeshtës së vitit 2008, dhe tha se rregullatorët duhet të vijojnë të punojnë më shumë për të gjetur forma që garantojnë forcimin e sistemit bankar.

\"Kostoja e rëndë humane dhe ekonomike e krizës, nënvizon rëndësinë e ndërmarrjes së të gjitha hapave të nevojshme për të garantuar shmangien e ngjarjeve që kaluam në këto vite,\" tha Bernanke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)