06 Maj 2024

Bernake beson se Evropa do të kalon krizën e borxheve

Washington, 27 gusht - Presidenti i Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke u shpreh të premten se kishte "besim" në aftësinë e evropianëve për të kapërcyer problemet e borxheve publike.

"Unë jam i bindur se kolegët tanë evropianë janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që është në rrezik për vështirësitë me të cilat ata po përballen aktualisht dhe se, me kalimin e kohës, ata do të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për ta përballuar situatën në mënyrë efektive dhe të plotë", theksoi ai në një fjalim në Jackson Hole, Wyoming, shtet perëndimor në SHBA.

Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane, Fed, Ben Bernanke, u shpreh sot se institucioni do të bëjë gjithçka që është e mundur për të garantuar rritje ekonomike dhe stabilitet të çmimeve, por i bëri thirrje të zgjedhurve të marrin masa për rifillimin e rritjes buxhetore.

Gjatë bisedës me Jackson Hole (Wyoming), Ben Bernanke theksoi se "bazat e rritjes" janë atje në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht vazhdimësisë së "rreziqeve" në ekonomi dhe u shpreh se mendon se përparimi i PBB-së duhet të përmirësohet në tremujorin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)