20 Nëntor 2024

Bernadette Roberts largohet nga AKP

Prishtinë, 14 maj - Bernadette Roberts, përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e pakënaqur me mënyrën e privatizimit, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që ka mbajtur deri më tash.

Përfaqësuesja e ambasadës Amerikane është shprehur e pakënaqur me mënyrën e menaxhimit të bordit të AKP-së nga ana e kryetarit të posazgjedhur Blerim Rexha.

Dorëheqjen e parevokueshme të Bernadette Roberts e ka konfirmuar edhe vetë ambasada e SHBA-së në Kosovë. Ambasada e Amerikës është e shqetësuar në lidhje me udhëheqjen dhe drejtimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku ajo më tutje nuk është në gjendje që të japë një kontribut pozitiv në punën e rëndësishme të agjencisë.

Në anën tjetër burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda AKP-së bëjnë të ditur se ambasada Amerikane në Kosovë është tejet e shqetësuar me mënyrën e menaxhimit të bordit të AKP-së nga ana e kryetarit. Po sipas këtij burimi, kryetari i sapozgjedhur Rexha po iu sjell probleme edhe menaxhmentit aktual duke iu bërë presion për punësime politike në këtë institucion.

“Sapo e ka filluar punën ka filluar të pengojë menaxhmentin aktual në kryerjen e detyrave. Ai ka bërë edhe presion për punësime politike në këtë institucion. Po ashtu kryetarit i mungon guximi për t’i zgjidhur problemet e privatizimit”, tha burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.

Në anën tjetër kryetari i bordit të AKP-së, Blerim Rexha, përmes një deklarate për media ka thënë së me keqardhje të madhe ka marr lajmin për largimin e znj. Bernadette Roberts, përfaqësuese e Qeverise se SHBA-ve nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.


Largimi i saj nga Bordi sipas tij është padyshim një humbje e madhe për Agjencinë.


"Komentimet se kinse unë nuk jam i gatshëm të marrë vendime madhore rreth privatizimit nuk qëndrojnë dhe për këtë qëllim dua të njoftoj opinionin publik se unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin dhe mandatin ligjor të AKP-së, pronën e Kosovës dhe situatën ekonomike të vendit."


"Se AKP duhet të ndërroj qasjen ndaj pronës dhe aseteve që privatizon e thonë edhe rekomandimet e Kuvendit te Republikës se Kosovës te tetorit 2012, dokument që unë iu kam shpërnda të gjithë bashkëpunëtorëve në ditët e para të punës. AKP e ka tani edhe obligim ligjor, i dalë nga Kuvendi, ndryshimin e politikave të privatizimit", ka theksuar me tej Rexha.


Ai ka thënë me tutje se në asnjë formë nuk është kundër interesave Amerikane dhe Europiane në Kosovë.

"Bindjen time për pronën dhe asetet e vendit tim nuk do të mundet të ma ndryshoj asnjë interes grupor, klanor apo partiak. Siç e din, edhe opinioni i gjere, unë deri me tani nuk kam nënshkruar asnjë vendim lidhur punësimet apo largimet nga AKP-ja. Ndryshimet nuk nënkuptojnë doemos largim nga AKP-ja", ka pohuar Rexha.  

Në anën tjetër përfaqësuesi i punëtorëve në bordin e AKP-së, Haxhi Arifi, tha përmes telefonit se nga gazetarët është informuar se Bernadette Roberts, përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e pakënaqur me mënyrën e privatizimit ka dhënë dorëheqje nga parevokueshme nga pozita që ka pasur.

“Asnjë informacion nuk e kam për këtë çështje”, tha përmes telefonit ai. Po ashtu, rreth dorëheqjes së Bernadette Roberts nuk kanë dashur të flasim as zyrtare nga menaxhmenti i AKP-së. Drejtori aktual i AKP-së, Shkelzen Lluka, tha se nuk ka informacione që Bernadette Roberts ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit të AKP-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)