Berlusconi ndryshon paketën e tij të kursimeve
Romë, 30 gusht - Pas protestave të ashpra, para së gjithash të komunave, kryetari i qeverisë italiane Silvio Berlusconi do ta hapë edhe një herë paketën e miratuar të kursimeve drastike.
Megjithatë, vëllimin e kursimeve në tërësi Berlusconi nuk do ta ndryshojë.
Pas negociatash të gjata me partnerin e koalicionit Lega Nord u vendos, që të ndihmohen komunat e vogla dhe të hiqet dorë nga shpërbërja e admonistratave komunale lokale, bëri të ditur zyra e kryeministrit.