Berisha: Shqipëria është një Norvegji e vogël në Ballkan
Tiranë, 7 gusht - Kryeministri i Sali Berisha deklaroi se, Shqipëria vend i zhvilluar ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për tu bërë. Ai tha se potencialet e saj, potencialet energjetike janë të jashtëzakonshme.
Ky vend, më madhori në Europë, është i bekuar, sepse është një nga vendet më të pasura me ujera në rajon, është një Norvegji e vogël në Ballkan dhe me këto financime të institucioneve financiare të Republikës Federale Gjermane, ne po ndërtojmë një rrjet në mbarë vendin, po krijojmë lidhjet e reja të fuqishme rajonale, kjo është lidhja me Malin e Zi. Së shpejti do të fillojë punimet për linjën me Kosovën, Tiranë-Prishtinë dhe më pas Tiranë-Shkup, unaza e jugut dhe disa rindërtime të tjera për rrjetin energjetike, e bëjnë Shqipërinë me një sistem energjetike, për të mbështetur plotësisht rritjen dhe zhvillimin e shpejtë , por janë dhe një bazë e shkëlqyer për realizmin e një projekti të veçantë. Shqipëria superfuqi e vogël energjetike në Rajon, është shprehur Berisha.
Sipas tij, Shqipëria ka një potencial ujor rreth 20 miliard kilovat orë për tu shfrytëzuar, kemi platformat e erës, ndër më të fuqishmet në Europë.
Jemi një ndër vendet me ditë me diell më të shumta në kontinent. Në të gjitha këto fusha ne jemi të bindur në suksesin e ardhshëm, sepse kemi mbështetjen e fuqishme të Republikës Federale Gjermane në të gjitha këto projekte, theksoi kreu i qeverisë shqiptar