07 Nëntor 2024

Berisha kërkon që Britania ta vazhdoj përkrahjen për Doganën

Prishtinë, 13 prill - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O\'Connel së bashku me Adam Windrow, sot ishte në një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor.

Drejtori i Përgjithshëm Berisha fillimisht informoj O\'Connel me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoj shtetin Britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania në themelimin dhe funksionalizimin e Doganës së Kosovës që nga vitit 2000 e tutje. 

Britania e Madhe ka qenë një ndër kontribuuesit në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë viteve të fundit prandaj edhe drejtori i përgjithshëm shprehi falënderimet më të larta për ambasadorin O\'Connel si dhe kërkoj që të Britania e Madhe të vazhdoj të përkrah zhvillimin e mëtejmë të organizatës sonë.

Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ishte edhe një ndër temat e diskutimit.

Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës është e gatshme të marr rol në luftimin krimeve ndërkufitare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)