16 Maj 2024

Berisha: Ekonomia e Shqipërisë më e qëndrueshmja në rajon

Tiranë, 26 dhjetor - Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka sot asnjë vend që të ketë arritur në 20 vjet dhjetra e dhjetrafishim të të ardhurave për të arritur në 9000 dollarë. Ekonomia i rezistoi si asnjë vend në rajon krizës më të egër që po kalon bota sot.

Shqipëria sipas tij sot po shkon drejt plotësimit të infrastrukturës rrugore nga më modernet në rajon.

\"Nga përqindja më e ulët e internetit me 4,8% në 2006, ka arritur sot në mbi 50%, nga 38% përdornim të telefonisë celulare, sot ka arritur në 142 %, me çmim disa herë më të ulët. Një bum turistik i paimagjinueshëm ka nisur dhe në 2010 erdhën 3,5 milionë turistë”, tha Kryeministri Berisha.

Duke pranuar se vendi ka probleme, mungesa të ujit, rrugë të shkatërruara, Berisha konsideroi se Shqipëria ka ndryshimet më të shpejta se çdo vend tjetër, sepse punohet me një program për t’u bashkuar me BE.

Berisha çmoi raportin e fundit të Fondit Monetar, që “vlerëson në mënyrë të qartë si kristali gjendjen e shëndetëshme të ekonomisë shqiptare”.

“Janë dy agjencitë kryesore që bënë vlerësimin dhe Shqipëria mbetet stabël, dhe kjo ka në bazë një model ekonomik që bazohet në taksat e ulëta, qeveri të vogël, klimë biznesi të favorshme dhe investime të mëdha. Janë këto faktorë që e kanë bërë ekonominë shqiptare më të qendrueshme në rajon”, tha Berisha.

Lidhur me kërkesat për rishikim të reformës zgjedhore, ai sqaroi se nuk ka prirje të ndryshojë sistemin. “Kur katër vite më parë kam pranuar ndryshimin e sistemit, e kam bërë me bindjen e thellë sepse nuk është sistemi ai që përcakton fitoren, por dhe të tallesh, nuk mundet”, tha Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)