Berëza e Punësimit" në luftë me papunësinë
Prizren, 14 maj - Projekti Berëza e Punësimit Kosova 2012 me 27 maj do të realizohet edhe në Komunën e Prizrenit, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe e mbështetur nga Qeveri e Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së tregoi gjatë takimit në Prizren , tha se prioritetet është punësimi në sektorë të ndryshëëm duke kontribuar në zbutjen e papunësisë.
Sipas tij Berëza e Punësimit është një mundësi e re e shkëmbimit të informacioneve në mes subjekteve të tregut të punësdhënësve- punëmarrësve, harmonizimin më të mirë të ofertës dhe kërkesës në trgeun e punës, krijimin dhe avancimin e marrëdhënieeve me partnerët.
Agim Shahini, tregoi se ky projekt realizohet për herë të katërt në shtetin tonë / Motoja e saj është Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu.
Nga ana tjetër përfaqësues të subjekteve organizaatve të fushës së punësimit dhe biznesve nga regjioni I Prizrenit këkruan më shumë mbështetje nga institucionet qendrore sikur ndodh në shtetet tjera përrreth dhe ato të regjionit.
Ata dhanë përkrahje se nga realizimi i Berzës së Punësimit në Prizren, do të ketë punësime të mjaftueshme, kur dihet se papunësia është mjaft e madhe në vendin tonë dhe kërkohet mobilizim për të luftuar papunësinë.