20 Nëntor 2024

Berëza e punësimit e suksesshme edhe në këtë vit

Prishtinë, 27 qershor - Për të pestën herë në Kosovë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve mbahet “Berza e Punësimit Kosova 2013” nën patronatin e  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se Berza e Punësimit, ka një mision të shenjtë ku do të ketë vende të reja pune  dhe punësime në këtë kohë krize, e cila ka kapluar të gjitha vendet regjionale e po ashtu edhe Kosovën.

Edhe përkundër vështirësive dhe krizave në këtë formë po tentohet që të kthehen konsumatorit tonë duke punësuar nëpër kompanitë prodhuese vendëse e të cilat nga dita në ditë po rriten. 

Sipas tij sllogani “Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu”, tashmë është tradicionale dhe realizohet për të pestën herë, duke shëtitur nga njëri qytet tjetrin, nga një kompani në tjetrën nga një punëkërkues në tjetrin punëdhënës.

Ai shtoi se nga kjo do të ketë statistika të sakta sesa qytetarë me të vërtet janë të papunë, e të punësuar. Mungojnë statistikat e sakta dhe numri i të papunëve mund të jetë më i vogël sesa ai që paraqitet e po ashtu edh numri i të punësuarve është edhe më i madh. Ai shtoi se informaliteti nëpër kompani të ndryshme ekziston dhe mbetet problem.

Kryetari i AKB-së, tregoi se sivjet projekti shënohet vetëm në Prishtinë, por të përshirë të gjitha regjionet dhe kompanitë. Projekti po shkon drejt rritjes ku ka shumë kompani nga shumë vende të ndryshme të Kosovës ku janë mbi 400 vende pune në sektorë të ndryshëm dhe shumë punë kërkues do ta gjejnë vetën nëpër kompanitë vendëse.

“Ne shpresojmë se do të kemi sukses dhe punësime të reja dhe do të ndikojnë në punësime të reja. Ai kërkoi nga konsumatorët sa më shumë konsum të prodhimeve vendëse dhe aq më shumë do të rrisim kapacitet prodhuese, eksportues dhe vende të reja pune”, tha Agim Shahini.    

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se  janë bërë pesë vjet që kur po realizohet kjo ide e punësimit, ku punëmarrësi shkon te punëdhënësi. Duhet përmirësohet kualiteti i përgjithshëm në përputhje të standardeve dhe bilanci ndërmjet kërkesave të punëdhënësve dhe punë marrësve të përmirësohet dhe të krijohen kuadro kualitative dhe profesionale.

“Kjo po dëshmon se Kosova ka kapacitete dhe kjo është një hapë për të krijuar shoqëri moderne”, tha ministri. Ai çmoi punën e madhe të punëdhënësve të cilët e kuptojnë  situatën dhe bëjnë të pamundurën për të punësuar edhe një të papunë dhe kanë treguar një  patriotizëm ekonomik, i cili i nevojitet të gjithëve.

“Qeveria do të jetë në dispozion të të gjithëve  dhe t’iu ndihmoj në zhvillime më të favorshme për biznesin dhe punëmarrësit kanë nevojë.\"

\"Me këtë jemi krenar sot”, tha ministri Nenad Rashiq. A shtoi nuk ekziston një projekt i punësimit, i cili do ti rregulloi të gjitha problemet duke shpresuar se një numër i madh i të papunëve do të punësohen dhe kjo do të mbet sukses e nuk do të jetë i fundit. Ministri premtoi se projekte të tilla do të vazhdojnë të mbështeten edhe në të ardhmen.

Ramadan Hasani, zv. ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se janë të përkushtuar shumë për zhvillimin ekonomik të vendit, i cili nuk mund të ecë pa përkrahjen e prodhimit.

Sipas tij kjo ngjarje nga e cila shpresohet të punësohen mbi 400 veta është e rëndësishme edhe pse kjo nuk i zgjidh të gjitha problemet.

“Heronjtë e paqes gjithnjë janë prodhuesit apo punëdhënësit, sepse janë shtresa e cila i krijon kushte shoqërisë që të kontribuojnë në mirëqenien e popullatës dhe përmirësimin e standardit të tyre”, tha zv. ministri Hasani. 

Ai shtoi se institucionet dhe shoqëria janë të interesuar që njërën ndër problemet kryesore papunësinë të mundohen të ulin. Po ashtu institucionet janë duke u munduar për kushte më të favorshme për bizneset e të cilat për arsye buxhetore nuk mund të bëhen menjëherë dhe të bëhet një mjedis më i mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)